Arrestohen dy laçianët që plagosën me thikë të riun
Dy persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi akuzohen se kanw plagosur me thikw njw shtetas 23-vjeçar.

Nw pranga kanw rwnw shtetasit V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç, të cilin e kanë plagosur me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Njoftimi:

Plagosën me thikë një shtetas, arrestohen në flagrancë nga policia

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç, të cilin e kanë plagosur me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim".
Shtuar më 09/03/2019, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori