Receta që do t’ju bëjë nostalgjik: Kuleçë me sheqer të kuq, mos harroni këtë përbërës kryesor

Kur sjellim ndërmend vitet e fëmijërisë (para shumë vitesh kuptohet), patjetër që do të kujtohemi edhe për ata kuleç të vegjël me atë ngjyrën e kuqe sipër. Kulaç 5 lekësh i thoshin, por janë thjesht biskota të lyera sipër me sheqer e ngjyrues.

Receta:

Përbërësit
2 vezë

170 gr sheqer

50 gr gjalpë

100 ml qumësht

50 gr niseshte

450 gr miell

2 lugë pluhur pjekës

150 gr sheqer pluhur

3 lugë ujë

1 majë luge bojë e kuqe

Përgatitja

Marrim miellin dhe i hedhim sodën e bukës, e trazojmë mirë. Hapim miellin dhe bëjmë një gropë në mes të tij. Hedhim në të gjithë përbërësit e tjerë,sheqerin, vajin, të verdhat e vezës. I përziejmë me kujdes dhe shtojmë dhe ujin. Duhet ta trazojmë shumë shpejt brumin, ( mos u frikësoni nëse del i lëngshëm sepse kështu duhet).

Mbi banak hedhim pak miell dhe hapim me kujdes brumin e përgatitur me anë të një peci.

Petën e hapim me një trashësi rreth 1,5 cm. Me anë të formës presim me kujdes biskotat dhe i nxjerrim. I hedhim shpejt në dorën tjetër dhe i vendosim mbi në tavë ku kemi shtruar letër furri.

Fusim tavën në furrë 250°C përreth 20 minuta.

Përgatitja e zbukurimit sipër

Në një enë qelqi hedhim të bardhën e vezës dhe fillojmë ta rrahim me një pirua ose një frustë. E rrahim pak e më pas hedhim sheqerin pluhur duke e situr sipër. E trazojmë me kujdes derisa masa të bëhet homogjene. Në fund shtojmë ngjyruesin që dëshirojmë. Këshillojmë që të shtohet pak pika në fillim derisa të arrihet ngjyra që dëshirojmë.

Në këtë moment e kemi gati kremin sipër. Pasi biskotat janë ftohur i lyejmë sipër me kremin që kemi përgatitur.

I lemë biskotat të ftohen komlpet derisa të jetë ngrirë komplet pjesa sipër.

Biskotat janë gati për tu servirur.