Arrestohen dy autorët, zbardhet vrasja e Florian Lamçes në Elbasan
Zbardhet ngjarja e rëndë në Elbasan, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm mbeti i vrarë 40-vjeçari Florjan Lamçe.

Për këtë krim ka arrestuar dy autorë të dyshuar, të identifikuar me inicialet A. H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L, thotë policia.

Sipas burimeve zyrtare, në lagjen "Luigj Gurakuqi", shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin kofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta, dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., i cili ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shtuar më 30/07/2020, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori