Arrestohen doganierët, kalonin në kufi materiale kondrabandë
Policia e Kukësit ka vënë në pranga 3 persona, 2 prej të cilëve doganierë.

Sipas policisë, -G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës, H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganierDoganën e Morinës, B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganierDoganën e Morinës kishin ngarkuar në kufij 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

Njoftimi i policisë

Kukës.

Vijon puna për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 prej të cilëve me detyrë doganier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit;

-G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganierDoganën e Morinës.

-B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganierDoganën e Morinës.

Arrestimi i shtetasit G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë - Kukës nga shërbimet e DVP, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë nga PKK Morinë, pa kryer detyrimet doganore.

Arrestimi i shtetasve H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Shtuar më 12/06/2019, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori