Arrestohen autorët e plagosjes në Durrës
Policia e Durrësit arreston dy të dyshuar për plagosjen e 18-vjeçarit Briken Ibraj, ditën e premte në Shkozet. Shtetasit Ervin Gërguri, 17 vjeç, dhe Enea Merollari priten tashmë të dalin para togave të zeza për të marrë masën e sigurisë, me akuzën për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

I plagosuri Ibraj ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ende në gjendje të rëndë për jetën. Briken Ibraj u qëllua me armë nga i njëjti person, që në Prillin e vitit të kaluar e plagosi rëndë së bashku me adoleshentë të tjerë, gjatë një sherri në një “internet caffe” në sektorin “Iliria” të plazhit. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori