Nipi me shokët torturuan për vdekje të moshuarat për t’u treguar arin
Pëlqej
Update- Zbardhet ngjarja e rëndë e disa javëve më parë ku dy të moshuara u gjetën të mbytura në banesën e tyre në Durrës. Sipas policisë, njëri prej autorëve të kësaj ngjarje është nipi i Gjinofeva Vavës, njërës prej viktimave.

28-vjeçari Artur Kacanolli ka treguar për policinë se ai ishte në dijeni se në shtëpinë e nënës së tij, Gjinovefa Vavës, kishte flori, ndaj është organizuar së bashku me 41-vjeçarin nga Shijaku, Indrit Shaqen, për të hyrë vjedhurazi gjatë natës për të marrë metalin e shtrenjtë. Ndërkohë që Shaqja, ka kërkuar ndihmën e 28-vjeçarit nga Elbasani, Velson Elmazi, dënuar më parë me 4 vjet burg për përdhunim, për të finalizuar grabitjen.


Artur Kacanolli është djali, që vajza e njërës prej viktimave, ka nga martesa e parë.

10:14- Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona lidhur me vrasjen e disa javëve më parë të dy të moshuarave Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç.Dy personat e arrestuar dyshohet se janë autorët e vrasjes, ndërsa person i shpallur në kërkim nga blutë e qytetit bregdetar dyshohet se ka mbështetur arutorët.

Kunatat u gjetën të mbytura me qese plastmasi dhe me duart e lidhura me litar në banesën e tyre në Durrës. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori