Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Arrestohen aktivistet e "Vetevendosjes"
Albeu.com
Dy aktivistët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni, janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës derisa po prisnin që të hynte trupi gjykues në gjykimin kundër Albin Kurtit. Arrestimi i tyre është bërë në bazë në një ...... fletarrestim të lëshuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës, nën akuzën për dëmtim të pronës së luajtshme. Ata akuzohen për dëmtimin e mbi 20 veturave të EULEX-in në shtator të vitit të kaluar.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadria, por nuk është përgjigjur se pse këta aktivistë nuk janë arrestuar më herët kur dihet që nuk janë fshehur, por pikërisht në kohën kur fletarrest është lëshuar edhe për Albin Kurtin.

Ndaj këtyre dy aktivistëve është duke u zhvilluar seancë në Gjykatën Komunale kur pritet t’u caktohet masa.
Shtuar më 23/02/2010, ora 20:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori