I njohët? Na kanë bërë të qeshim me lot, foto e rrallë e dy legjendave shqiptare të humorit

Aktori Met Bega u perkushtua per 40 vite me radhe artit dhe skenes shqiptare, ku pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Estradën e Tiranës.

Rolet me te njohura të cilat e shënderruan në të paharrueshëm per publikun shqiptar jane “Edhe ashtu edhe keshtu” ne vitin 1989, “Stolat ne park” ne 1988, “Tela per violine” 1987, “Dy here mat” 1986, i cili eshte edhe roli i tij i pare ne filmat shqiptare.

Por te shumta jane edhe rolet ne Estraden e Tiranes permes te cilave ka bere te qeshin shume shqiptare.

Marjana Kondi është një nga aktoret e skenës shqiptare që ka luajtur më tepër role përkrah të të ndjerit Met Bega.

“Në vizitën e fundit te Met Bega ishte në një gjendje të rëndë. Nuk mbante shumë mend. Akoma kujtohen rolet që kam luajtur me Met Begën. Ishte një njeri shumë i mirë, një familjar shumë i mirë. Më vjen shumë keq. Kolegët që kanë filluar të na ndahen, para dy vjetësh Vasillaq Vangjeli. Bashkëshortja dhe vajza e tij kanë qenë pranë Met Begës. Më ka humbur një koleg. Meti e ka ndarë gjithçka me bashkëshorten e tij. Djali nuk e di a do mund të vijë dot në Shqipëri për varrim pasi ndodhet në Emiratet e Bashkuara. Familja e tij shumë e përkushtuar. Meti i them që të prehet i qetë. Edhe kur diskutonim, ai shpresonte që të kthehej në skenë. Skenën e kishte ëndërr. Të gjitha skenat ku kemi interpretuar Meti i ka shkruar vetë. Meti ka dhënë shumë dhe ka bërë shumë. Meti ka pasur një natyrë shumë sociale, edhe kur shkruante për politikën përdorte finesë duke i goditur të dyja palët duke mos qenë banal.”- tha Marjana Kondi ditën e ndarjes nga jeta të Begës.