Arrestohen 6 persona pasi grabitën të maskuar një shtetas
Një arsenal armësh armësh, municionesh, lëndë shpërthyese, antiplumba, silenciatore, kapsolla detonatore, maska e skafandra janë sekuestruar nga policia e Shkodrës.

Operacioni i koduar “Livadhet” bëri të mundur arrestimin e 6 shtetasve si dhe shpalljen në kërkim të një personi të shtatë.

Si nisi operacioni?

Ditë e djeshme (7 qershor), në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar 2 shtetas me iniciale : -E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër. -G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas hetimeve, i riu me iniciale E.Gj, i kishte marrë nën kërcënimin e armës në lagjen ‘Guerile’, (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon I-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete, tip BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.

Policia e Shkodrës me të marrë njoftimin nisi operacionin duke çuar në pranga shtetasit Ardit Torishta, 23 vjeç, Bekim Torishta, 20 vjeç. -S.B, 16 vjeç, Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje), si dhe u bë shpallja në kërkim i shtesasit A. B, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta persona-sipas policisë-në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2 (dy) gëzhoja model 54 dhe 1 (një) predhë model 54.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: -6 automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar: -2antiplumba -305( treqind e pesë) copë fishekë model 56 -5 (pesë) krehëra armë zjarri automatikë -2 (dy) krehëra pistoletë TT -5 (pesë) skafandra motori -4 (kater) maska dhe 4 (katër) kapuçë me ngjyrë të zezë -7 (shtatë) copë fishekë model 54 -3(tre) gëzhoja model 54 -rroba me mbetje si njolla gjaku, -8(tetë) telefona celularë të markave të ndryshme.

Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i shtetasit të shpallur në kërkim). Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : -1 armë gjahu çifte -1 pistoletë me mulli pa numër -1(nje) armë gjahu shotgan -1(nje) thikë dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.

Gjithashtu në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale: – 3 arme zjarri kallashnikov, -1(një) silenciator me ngjyrë të zezë. – 1(një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër (e ngjashme me automatikun Tomson) -2 (dy) krehëra pistoletë TT dhe 3 krehëra me fishekë automatiku. -7 (shtatë) kallepë tritoli 200 gram -1(një) kuti me kallepë tritoli, -10(dhjetë) kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellësa , -23(njëzet e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm , -190 (njëqind e nëntë) fishekë model 56 kalibri 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 08/06/2016, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori