Arrestohen 6 ish-ushtarë jugosllav për vrasjen e 23 civilëve shqiptarë
Albeu.com
Prokuroria e Malit të Zi bëri të ditur më 31 korrik se kundër tyre kishte ngritur aktakuzën për krime lufte, shkruan në numrin e sotëm gazeta malezeze "Republika".Gjashtë nga tetë pjesëtarët e formacionit rezervë të korpusit të Podgoricës së ushtrisë jugosllave janë arrestuar të hënën në qytetin Berane.
Prokuroria e Malit të Zi bëri të ditur më 31 korrik se kundër tyre kishte ngritur aktakuzën për krime lufte, shkruan në numrin e sotëm gazeta malezeze "Republika".

Nuk dihet nëse është arrestuar edhe Predrag Strugar, komandant i atëhershëm i batalionit të parë të korpusit të Podgoricës, cili momentalisht jeton në Beograd.

Tetë të akuzuarit ngarkohen se më 18 prill të vitit 1999 në një fshat të Rozhajës pas sjelljeve çnjerëzore ndaj civilëve shqiptarë, me urdher të të akuzuarit Strugar kishin vrarë 23 civilë shqiptarë të cilët kishin mbërritur në Mal të Zi duke ikur nga lufta në Kosovë.

Viktima të masakrës kanë qenë pleqtë, gratë, fëmijët dhe burrat të cilët nga Kosova po shkonin drejt Rozhajës. Autoritetet e atëhershme ushtarake jugosllave pohonin se i kanë "qëruar hesapet me terroristët nga Kosova". (QIK)
Shtuar më 05/08/2008, ora 18:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori