Zjarri “përpin” ish-fabrikën e qelqit në Kavajë, rrezikohen disa banesa

Një zjarr masiv raportohet të ketë rënë në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë.

Sipas burimeve, zjarri u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, teksa një qytetar ishte duke djegur mbeturinat aty pranë.

Nga pamjet shihet se zjarri me përmasa të mëdha ka rrezikuar dhjetëra shtëpi që ndodhen pranë ish-fabrikës.

Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi dy zjarrfikëse të qytetit të Kavajës për të vënë nën kontroll flakët por duket se deri më tani ka qenë mision i pamundur.