Arrestohen 5 persona me 101 mln $ të falsifikuar
Pëlqej
Arkiv
Pesë persona janë arrestuar nga policia e Durrësit me akuzën e falsifikimit të
kartmonedhave, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre u janë gjetur 101 milionë dollarë të falsifikuar.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë së shtetit të cilat thanë se gjatë aksionit të koduar me emrin “Çeku Një Milion” u arrestuan shtetasit Edmond Tenali, 41 vjeç dhe Nesti Rakaj, 34 vjeç nga qyteti i Shkodrës, Zaim Bajrami 33 vjeç, Isli Bajramaj 47 vjeç dhe Nazim Veneli 47 vjeç, të tre nga Maqedonia.

Policia bëri me dije se operacioni është realizuar pas një hetimi disa mujor. Dollarët e falsifikuar mësohet se është tentuar të përdoren në disa transaksione bankare.

Policia e Durrësit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjete njëra me targa SH 3663 E dhe tjetra me targa të huaja që përdoreshin nga të arrestuarit. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori