AKSIONI/ Arrestohen 4 të shpallur në kërkim në Fier dhe Lushnje
Policia e Fierit dhe Lushnjes kanë vënë në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim.

Mësohet se të arrestuarit janë Jugert Cemeri, Sinan Laçi, Fatos Bezati dhe Ervin Lushaj.

Jugert Cemeri (Likja), 32 vjeç, banues në lagjen "Kongresi i Lushnjes" u arrestua pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me Vendimin e datës 15.05.2014, e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" parashikuar nga Neni 301-25 i Kodit Penal.

Sinan Laçi, 24 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, Lushnje u arrestua pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 30.11.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Fatos Bezati, 53 vjeç, banues në lagjen "Kongresi i Lushnjes", u arrestua pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me Vendimin e darës 23.11.2016 e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130 i Kodit Penal.

Ervin Lushaj, 29 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, vendimin e datës 20.03.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të pa rregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2017, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori