Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, iu sekuestrohen 5 kg heroinë
Policia italiane bëjnë me dije se kanë vënë në pranga 4 shqiptarë në Itali pasi u kapën me 5 kg heroinë.

Burime zyrtare nga policia mesohet se ka qënë një operacion blic nga policia e Padovas ku u bë e mundur kapja e drogës dhe arrestimi i shqiptarëve.

Një prej anëtarëve të bandës iu gjet e fshehur në garazhin e makinës 85 gram kokainë. Ky i fundit ia shiste drogën të rinjve, kryesisht në qendrën e Padovas.

Tashmë shqiptarët, emri i të cilëve nuk dihet, ndodhen në paraburgim, në pritje të caktimit të masës së sigurisë, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për ‘trafik dhe shitje të lëndëve narkotike’./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori