Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, iu gjet 57 kg drogë
Guardia di Finanaza në Itali ka arrestuar tre shqiptarë duke i sekuestruar dy lloj substanca narkotike, një total prej 57 kilogramë e gjysmë marijuanë dhe heroinë. Operacioni i parë i sekuestrimit ndodhi në portin e Barit, ku punonjësit e doganës bënë kontrollin e një makine e cila vinte nga Shqipëria, ku në brendësi të saj u gjetën 54 kilogramë marijuanë e fshehur në serbatorin e makinës.

Lidhur me këtë rast u prangos në flagrancë shoferi shqiptar.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe ndaj një kamioni dhe dy drejtuesve të tij të cilët iu nënshtruan kontrollit në qendër të qytetit.

Policia italiane thotë se vlera e shitjes së substancës narkotike shkonte së paku 600 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori