Oferta e Tottenham për Memphis Depay

Nënshkrimet e Raphinha dhe Robert Lewandowski lënë Memphis Depay pa një vend te Barcelona për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi holandez 28-vjeçar ka shtuar tashmë disa thashetheme për të ardhmen e tij dhe tani për tani interesi i Tottenham duket më i fortë nga të gjithë.

Sport tregon se Spursat duke e ditur se ai është në vitin e fundit të kontratës, nuk mendojnë të arrijnë 20 milionë euro që kërkojnë Baulgranët.

Pra, te Tottenham nuk presin të shkojnë përtej një investimi prej 17 milionë eurosh për sulmuesin holandez, i cili për momentin heziton të rikthehet në Premier League. /albeu.com/


Shtuar 17.07.2022 16:19