Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, u sekuestrohen 4 kg kokainë e 30 mijë euro
Policia italiane gjatë një aksioni ka vënë në pranga 3 shqiptarë dhe ka sekuestruar 4 kg kokainë të pastër si dhe dy marijuanë.

Mësohet se të arrestuarit janë Fatos Sadiku, 33 vjeç, Luan Kasalla dhe Fiqiri Sulmina, të dy 36 vjeç, ndërsa iu janë konfiskuar dhe 30,000 euro cash, një makinë dhe celularët.

Hetimi nga ana e karabinierëve nisi pas lëvizjeve të dyshimta të Kasallës me makinë në autostradën e Forlit. Mësohet se droga u gjet në një banesë që jetonte Kasalla në Bellaria, ku u sekuestruan para dhe pajisje të ndryshme.

Po ashtu, nga hetimet e deritanishme, hetuesit e çështjes hedhin dyshime se shqiptarët e arrestuar kanë lidhje me bandat e rrezikshme të drogës, me aktivitet në provincën e Romanjas./albeu.com/
Shtuar më 25/01/2017, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori