Çfarë është kanabisi mjekësor që Shqipëria do të legalizojë?

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit mjekësor.

Ky vendim vjen pasi ditën e sotme, pas rezultateve të votimeve në Këshillimin Kombëtar, mbi 60 % e qytetarëve ranë dakord me legalizimin e kanabisit.

Në një intervistë që ka pasur më herët, Xheraldo Gjergji pjesë e grupit të punës për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor ka përkufizuar se çfarë është ky lloj i kanabisit.

“Nga ana ligjore është ai kanabis që në mënyrën se si rritet kalon në procese laboratorike dhe përdoret dhe shitet në farmaci, jo në markete, apo rrugë. Merret me recetën e mjekut, nuk do jetë në farmacitë shqiptare, por produkti shqiptar do jetë në farmacitë botërore.

Bëhet fjalë për një treg 55 miliardë dollarë, se i janë gjetur benefite mjekësore të kanabisi. Një ndër sëmundjet që kanabisi e mban në kontroll është epilepsia. Një fëmijë kishte kriza epileptike 3-4 herë në ditë dhe aktualisht në Amerikë janë disa brende, që përdor CBD përbërës në kanabis mjekësor”, ka thënë me herët Gjergji.

Kanabisi mjekësor vlerën më të madhe të përfitimit ekonomik e ka kur kthehet në vaj, pasi përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Sipas specialistëve nga një litër vaj kanabisi fitohen deri në 95 mijë euro. Të shumtë janë mjekët evropianë, të cilët në recetat e tyre në vendet që e lejojnë japin preparate me përbërje kanabisi.

Duhet thënë se disa nga efektet e bimës kur përdoret nga pacienti janë: lehtësimi i dhimbjeve kronike; përmirëson kapacitetin mushkërive; ndihmon në uljen e peshës; rregullon dhe ndalon diabetin; lufton kancerin, ndihmon në trajtimin depresionit; ka pasur rezultatet të mira te autikët;  përdoret të pacientët me epilepsi; rregullon kockat; është trajtim për glaukomën; lufton stresin; ngadalëson sëmundjen e Alzheimerit (humbja e kujtesës); ndihmon personat me probleme me alkoolin dhe ata që kanë probleme me stomakun.

Por mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të përfitojë realisht nga Legalizimi i Kanabisit, apo do të përfitojnë një grusht i vogël njerëzish.