Arrestohen 3 biznesmenë shqiptarë në Itali, u sekuestrohen 13 mln euro
Tre sipërmarrës shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane.

Bëhet fjalë për 3 vëllezërit Gëzim, Isuf e Sajmir Sallaku ku policia e qytetit të Breshias u ka sekuestruar pasurinë e tyre me një vlerë prej 13 milionë euro. Akuza ndaj vëllezërve Sallaku është evazioni fiskal duke iu sekuestruar 70 objekte, 50 makina dhe një barkë.

Vëllezërit Sallaku janë vënë në hetim kohë më parë nga financa italiane në kuadër të operacionit “Laguna” i cili i akuzonte për krim ekonomik e financiar.

Nga operacioni i koduar “Laguna 2” është arrestuar dhe ekonomisti i tyre, italianit Giovanni Lazzari, si dhe janë vënë nën hetim 28 persona të tjerë./Albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 23:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori