Arrestohen 2 të rinj në Tiranë, gjendet 500 gramë drogë në një shkollë 9-vjeçare
Policia e Shtetit çdo ditë raporton kapjen e sasive të mëdha të drogës në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por askush nuk shqetësohet për fëmijët, motrat e vëllezërit tonë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të cilët çdo ditë mund të jenë të rrezikuar ndaj këtyre substancave.

Ditën e sotme raportohet se është kapur 500 gram drogë në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë.

Droga dyshohej se shitej në doza më të vogla për nxënësit e shkollës Avni Rustemi pranë rrugës së Durrësit.

Dy adoleshentë që dyshohet se merreshin me shpërndarjen e drogës janë arrestuar nga policia.

Aksioni i policisë është zhvilluar një ditë më parë. Për këtë arsye janë arrestuar edhe dy të rinjtë, me inicialet M. B., dhe F. H., që sipas policisë e shisnin për nxënësit e shkollës 9 vjeçare./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori