Arrestohen 2 të rinj në kufi me Greqinë, transportonin 45 kg drogë
Policia greke ka vënë në pranga dy të rinj pasi tentuan të kalonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Burime zyrtare nga policia greke bëjnë me dije se sasia më e madhe e drogës iu kapi 27-vjeçarit të parë shqiptar në aksin Kapshticë-Siatitsa.

Policia e ndoqi mjetin me të cilin udhëtonte shqiptari, dhe ky i fundit për t’ju shmangur autoriteteve greke bëri manovra dhe shtoi shpejtësinë.

Por gjatë përpjekjes për t’u arratisur ai u aksidentua pa pësuar lëndime. Në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 37 pako me 42 kg e 900 gram marijuanë.

Ndërkohë një tjetër shqiptar, i po të njëjtës moshë, u kap në aksin Janinë-Kozani.

Edhe ky nuk i bind policië greke dhe shtoi shpejtëinë për t’iu larguar, por autoritetet fqinje arritën ta vinin në pranga më vonë.

Në motorin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg e 100 gram marijuanë./albeu.com/

Shtuar më 26/02/2017, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori