Arrestohen 2 shqiptarë, transportuan kokainë brenda patateve të ngrira
Dy kamionistë shqiptarë 30 e 44 vjeç u arrestuan në Portin e Barit në Itali me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjatë kontrollit në doganën e portitBarit në automjetin e tyre që vinte nga Holanda me destinacion Shqipërinë, u gjetën rreth 7 kg kokainë e mbi 150 mijë euro cash.

Kamioni transportonte patate të ngrira nga Hollanda në Shqipëri e tranzitonte përmes portitBarit.

Lënda narkotike së bashku me paratë ishin fshehur në një vend të modifikuar enkas në kabinën e shoferit.

Kokaina ishte e konfeksionuar në 6 pako ndërsa paratë cash ishin në bankonota në prerje 20 e 50 euro

Du shtetasit shqiptarë janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane në burgun e Barit.
Shtuar më 15/05/2019, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori