Arrestohen 2 shqiptarë në kufi me Greqinë, sekuetrohen 214 kg kanabis
Policia greke bën me dije se ditën e sotme janë kapur 214 kg marijuana dhe janë vënë në pranga dy shtetas.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kufirin greko-shqiptar si dhe të arrestuarit janë 2 shqiptarë.

Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në fshatin Vasiliko, Igumenicë, pranë rrugës “Egnatia”.

Ata kane arrestuar te shumekerkuarin nga Interpol Tirana, Mihal (Mikel) Merkuri, 38-vjec nga Saranda, i cili eshte denuar me 10-vjet burg per tentative vrasje.

Arrestohet edhe Panajot Demaj, 49-vjec. Te dy keta shtetas drejtonin nje automjet qe sherbente per kontrollin e rruges per furgonin qe vinte pas tyre i ngarkuar me 214 kg marijuane.

Jane shpallur ne kerkim 2 shqiptare qe drejtonin furgonin te cilet jane larguar me vrap.

Mihal Merkuri ne nentor 2006 ka plagosur biznesmenin Vendim Bejko ne Sarande. Furgoni ishte marre me qera nga Merkuri dhe u ishte lene ne drejtim dy shqiptareve qe kane arritur te largohen nga vendi i ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori