Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, vjedhin kasafortën dhe bëjnë gara shpejtësie me policinë
Policia Italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët janë arrestuar pas një ndjekje spektakolare prej 7 km.

Burime zyrtare nga policia italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë 21 dhe 31 vjeç dhe në makinë u është gjetur një kasafortë me para që e kishin vjedhur.

Mediat italiane raportojnë se dy hajdutët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin vjedhur në katin e parë të një pallati kasafortën. 3 fqinjë, të alarmuar nga zhurma që dëgjuan, lajmëruan policinë.

Fill pas kësaj dy shqiptarët të ndihmuar edhe nga një bashkëpunëtor, i cili arriti të largohej, u larguan me automjetin e vjedhur.

Por policia u vu në ndjekje të tyre, ndërsa tentativa e dy shqiptarëve rezultoi e dështuar pasi këta të fundit përplasën makinën me një mur. Tashmë ndaj tyre rëndon akuza për ‘vjedhje’./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori