Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, fshehën 400 kg hashash në një ndërtesë të braktisur
Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët u kapën me drogë.

Mësohet se operacioni i koduar “Progetto Pusher” arriti të zbulojë e të sekuestrojë plot 394 kg marijuanë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dijse se është vënë në pranga Arben Ismaili, 39 vjeç dhe Nezir Vokrri 28 vjeç, kishin fshehur sasinë me madhe të drogës në një ndërtesë në komunën Sbitri të provincës së Brindizit, raportojnë mediat italiane.

Dy shqiptarët u arrestuan gjatë ruajtjes së lëndës narkotike, gjë që e bënin çdo ditë.

Përveç Ismailit dhe Vokrrit, edhe një 52 vjeçar italian po hetohet nga policia si bashkëpunëtor i tyre.

Policia po punon për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës./albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori