Dy
punonjës policie dhe një zjarrfikës janë arrestuar mbrëmë, pasi janë filmuar duke vjedhur ndihmat e destinuara për banorët e dëmtuar nga termeti. Në njoftimin e policie thuhet se shefi i
Rendit në Rinas, komandati i Skuadrës së
Rendit dhe zjarrfikësi janë arrestuar pasi në
bashkëpunim me dy gra kanë transportuar sasi të konsiderueshme pakosh ushqimore.
Njoftimi i plotë
SHÇBA arreston 2
punonjës policie, 1
punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, si edhe procedon penalisht 2 shtetase për veprat
penale të “
Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar mbrëmë në flagrancë shtetasit:
– A.Z., me detyre Shef i Seksionit të
Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën
penale të “
Mashtrimit në
bashkëpunim”;
– E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e
Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën
penale “Shpërdorim detyre”;
– A.T., me detyrë
punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën
penale të “
Mashtrimit, e kryer në
bashkëpunim”.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën
penale të “
Mashtrimit”, kryer në
bashkëpunim.
Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.
Materialet hetimore proceduriale do t’i dërgohen Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme.
SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin jeshil 0800 90 00, për çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke garantuar reagim të shpejtë e në kohë.
Shtuar më 29/11/2019,
ora 11:31