Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona, pasi në makinë mbanin drogë dhe armë. Në aksin rrugor Gjirokastër-Derviçjan, gjatë kontrollit në automjetin tip Opel me targa AA 596 FP që drejtohej nga L.
Shehaj, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy thika dhe tre doza lëndë
narkotike.
Policia bën me dije se bashkë me
Shehaj, në makinë ndodhej edhe R.Shehu. Ata u ndaluan për 'armëmbajtje pa leje' dhe 'posedim të lëndëve
narkotike'. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2014,
ora 09:52