Arrestohen 11 shoferë të dehur dhe 2 pa patentë
Policia Rrugore e Tiranës ka arrrestuar gjatë kësaj fundjave 13 persona pasi ka janë konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Specialistë e Policisë Rrugore kanë arrestuar 11 drejtues mjetesh pasi drejtonin mjetit në gjendje të dehur si dhe 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi. /albeu.com/

Të arrestuarit janë:

1.Helidon Xhindi, vjeç 43, banues në rrugën “Frosina Plaku“,pasi në bulevardin “Gjergj Fishta“, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” . Neni 291 i Kodit Penal.

2.Ervin Vukaj, vjeç 26, banues në rrugën “5 Maji“, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta“, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, . Neni 291 i Kodit Penal.

3.Olsi Preza, vjeç 25, banues në rrugën “Perlat Rexhepi“,pasi rreth orës 02.06, në bulevardin “Gjergj Fishta“, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

4.Valter Jaho, vjeç 29, banues në Berat, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta“, pranë urës së DPQ Tiranë, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV, . Neni 291 i Kodit Penal.

5.Kristela Papa, vjeç 34, banues në rrugën “Asdreni”, pasi në rrugën “Elbasanit“, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, . Neni 291 i Kodit Penal.

6.Fjordi Mustafaj, vjeç 23, banuese në rrugën “Sami Frashëri”, pasi në rrugën e “Elbasanit“, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

7.Gentian Hoxha, vjeç 41, banues në rrugën “Vllazën Huta”, pasi në rrugën e “Kavajës“, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

8.Adnan Vokshi, vjeç 21, banues në Pejë Kosovë, pasi rreth orës 03.46, në rrugën e “Kavajës“, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen” . Neni 291 i Kodit Penal.

9.Më datë 18.04.2015, Erald Koxhaj, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi rreth orës 04.30, në rrugën e “Kavajës“, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”,. Neni 291 i Kodit Penal.

10.Romeo Çako, vjeç 23, banues në Fier, pasi në rrugën e “Kavajës“, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

11.Ilirjan Mehmeti, vjeç 33, banues në Laç, pasi rreth orës 15.10, në rrugën “Mine Peza”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Alfa Romeo”,. Neni 291 i Kodit Penal.

12.Alfred Osmani, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, tek ura e DPQ Tiranë, u kap duke drejtuar automjetin “Seat”, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

13.Elion Dushku, vjeç 36, banues në Durrës, pasi në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” , në ndikimin e pijeve alkoolike. Neni 291 i Kodit Penal.
Shtuar më 19/04/2015, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori