Arrestimi i Shullazit reagon Tahiri: Degradim moral, politik dhe logjik!
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kundërpërgjigja e ministrit tahiri ka ardhur po në Facebook, ku shkruan; "Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thonë që ndërkombëtarët paskan urdhëruar Edi Ramën që ta bëjë këtë, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e përdori të arrestuarin kryesor për të kërcënuar kandidatin për rektor! Çfarë degradimi moral, politik, logjik! Edi Rama dhe PS-ja nuk kanë ndërhyrë në asnjë çast dhe në favor të askujt në garën e zgjedhjeve universitare. Këto që po zhvillohen janë të parat zgjedhje të lira nga ndikimi i qeverisë që janë zhvilluar ndonjëherë në universitete".

"Ndërsa Policia e Shtetit provoi edhe një herë se nën këtë qeveri s'ka asnjë të mbrojtur nga ligji, asnjë mbi ligjin. Sot na akuzojnë për të njëjtat gjëra që i bënin vetë kur ishin në qeveri. Në këtë vend, për dy dekada, ka vetëm një njeri e një parti që ka nxitur, përkrahur e mbrojtur botën e krimit, e po këta kanë gojë sot të na akuzojnë ne", shton Tahiri në postimin e tij.

Në fund, ministri i Brendshëm e mbyll me një fjalë të urtë popullore: “Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojnë vetëm fjalën e urtë popullore qentë le të lehin, karvani ecën përpara! /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2016, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori