Arrestimi i ish-futbollistit, militantët e PD marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
Pak pas arrestimit të ish-lojtarit të mirënjohur të Apollonisë dhe njëkohësisht anëtarit të kryesisë së degës së Partisë Demokratike për Fierin, Pandeli Tole militantët opozitarë i janë drejtuar Drejtorisë së Policisë Fier.

Burime bëjnë me dije se militantët demokrat përmes thirrjeve "Rama ik" kanë nisur marshimin e tyre drejt DVP Fier për të kërkuar lirimin e Tolës.

Kujtojmë se në një denoncimi për arrestimin e Tolës u bë pak minuta më parë nga Kreu i Partisë Demokratike dega Fier Luan Baçi, i cili një një postim në rrjetet sociale shprehej se: "Tole është çuar në komisariatin e policisë pa bërë asnjë gjë, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e tij."
Shtuar më 27/06/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori