Arrestime masive në Tiranë, 8 në pranga
Pëlqej
Drejtoria e Policisë nëpërmjet një deklarate për shtyp dhënë pak momente më parë bëri publike prangosjen e tetë shtetasve të akuzuar për "veprën penale të vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim" në sajë të dy opercioneve të ndryshme policore .

Në sajë të një pune intensive hetimore, strukturat e Policisë Vlorë, bënë të mundur kapjen e katër personave të cilët janë autorët e grabitjes me armë të një argjendarie në qytetin e Vlorës.

Ata janë :Lusien Murat Mamo19 vjeç nga fshati Çeprat Vlorë, Edison Izet Mamo 24 vjeç nga fshati Çeprat Vlorë, Aleksandër Odise Boçi 20 vjeç nga fshati Çeprat Vlorë dhe Arben Ikmet Sulçaj 20 vjeç, nga fshati Sevaster Vlorë.
Në sajë të operacionit të koduar "Argjendari", u bë e mundur prangosja e këtyre shtetasve, pasi në bashkëpunim kanë vjedhur me armë një argjendari në datën 01.11.2010, në qytetin e Vlorës dhe kanë plagosur një prej pronarëve.

Ndërkohë sipas informacione të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Arben Sulçaj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 38 orë të markave të ndryshme të kushtueshme, 40 varëse argjendi, 44 unaza argjendi, 9 telefonë celularë të llojeve të ndryshme, si dhe bizhuteri të tjera, të cilat nga hetimet e deri tanishme rezulton të jenë vjedhur në dy argjendari në qytetin e Fierit. Ndrëkohë Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë po vazhdojnë punën në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre vjedhjeve.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e shtetasit Lusien Mamo, u gjetën e sekuestruan 2 arka me fishekë, si dhe një armë gjahu çifte të cilat ky shtetas i mbante pa leje.Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t`i kalojnë Prokurorisë së rrethit Vlorë për veprat penale ""Vjedhjes me armë në bashkëpunim" ndërsa shtetasi Lusien Mamo akuzohet dhe për veprën penale "mbajtje pa leje e armëve dhe e municionit luftarak" .

Po gjatë ditës së sotme, nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Kufirit dhe Migracionit Sarandë, u organizua operacioni i koduar "Piramida 67", në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi i 4 shtetasve të akuzuar për kryerjen e disa grabitjeve me armë. Ata janë:
Vladimir Fran Marku, 32 vjeç, banues në fshatin Shendelli të rrethit Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Atdhetar Bido Proj, 38 vjeç, banues në Konispol-Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Florin Pashk Çupi, 21 vjeç, banues në fshatin Shendelli të rrethit Sarandë.
Nikolin Pjetër Marku, 21 vjeç, banues në qytetin e Lezhës.


Këta shtetas dyshohet se janë autorë të 5 ngjarjeve për grabitje me armë, që kanë ndodhur në afërsi të vijës kufitare Sarandë, ku kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një numër të konsiderueshëm personash.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në fshatin Konispol të rrethit Sarandë, në afërsi të një pike karburanti, teksa udhëtonin me një automjet të tipit benx 240, me targa SR 6065 B, në pronësi të shtetasit Atdhetar Proj.Nga kontrolli i ushtruar u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 16 telefona celular të markave të ndryshme, të cilët u përkisnin shtetasve të grabitur me armë.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Sarandë vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve Vladimir Marku, Atdhetar Proj, Florin Çupi, dhe Nikolin Marku do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme për veprën penale të"Vjedhjes me armë në bashkëpunim".
Shtuar më 05/11/2010, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori