Zjarr i madh përfshin Kepin e Rodonit (FOTO LAJM)

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme kodrat te Kepi i Rodonit në Durrës.

Mësohet se flakët në këtë zona kanë rënë para pak minutash dhe se po vënë në rrezik edhe banesat aty pranë.

Ndërkohë, për shuarjen e flakëve janë paraqitur në vendngjarje 3 zjarrfikëse.

Fatmirësisht, deri me tani nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo në njerëz.

Flakët e zjarri janë duke u favorizuar edhe nga era, duke bërë që të përhapen me shpejtësi.


Shtuar 13.08.2021 17:20