Gjykata le të lirë Fullanin, i jepet "arrest shtëpie"
Pëlqej
UPDATE - Ardian Fullani eshte liruar nga burgu. Ish-guvernatori do të qëndrojë në "arrest shtëpie". Vendimi është dhënë nga gjyqtari Aludin Malaj, ndërsa në trupën gjykuese bënin pjesë edhe gjyqtarët Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri.

Fullani do të qëndrojë në “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve nga ana e prokurorisë, për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.

Në seancën gjyqësore, Ardian Fullani ka deklaruar se në detyrën e tij është udhëhequr nga ligji, pasioni dhe devotshmëria.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, sipas tij, nuk është përgjegjës për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë dhe duhet liruar.

“Kam punuar me korrektesë dhe ndershmëri. 30 vjet si bankier dhe 10 vjet si guvernator i Bankës së Shqipërisë. Jam udhëhequr nga ligji, pasioni dhe devotshmëria gjatë punës sime.

Punova për ngritjen e një institucioni bazuar në ligj, model për bankat qendrore dhe evropiane. Institucionet financiare prestigjioze në botë kanë certifikuar per formancën e BSH.

Ngjarja e vjedhjes së Bankës është shumë e rëndë, por ne e kemi denoncuar. Lajmi për vjedhjen na erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Duhen marrë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Vjedhja në BSH ishte një veprim i ulët dhe i shkëputur. Sapo u konstatua vjedhja në thesar, bashkëpunuam ngushtë me prokurorinë”, ka thënë ai në sallën e gjyqit. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori