Zbardhet emri i viktimës, 39-vjeçari u ekzekutua nga një makinë në ecje

Janë zbardhur detajet e para nga ngjarja e rëndë e ndodhur vetëm pak minuta më parë në Elbasan tek “Rrethrrotullimi i Luleve”.

Një atentat i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu, ka ndodhur në Elbasan.

Mësohet se autorët e krimit mafioz janë larguar drejt Bradasheshit, si dhe kanë djegur makinën në një ullishte.

Të shtënat kanë ndodhur në pranë një karburanti dhe dyshohet se një person ka mbetur i vdekur.

Paraprakisht mesohet se një person i identifikuar si Emiljano Ramazani, 39-vjeç dyshohet se ka mbetur i vdekur.

39-vjeçari është qëlluar nga një makinë në ecje dhe dyshohet se në makinë kanë qenë dy persona.

Elbasan/Informacion paraprak:

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 20.07.2020 15:16