Arrest me burg për tre të dyshuarit e vrasjes në Patos
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për tre të arrestuarit e një dite më parë të cilët akuzohen për vrasjen e dy personave nga Fieri nënë e bir. Gjatë seancës ata kanë kundërshtuar akuzat e hedhura në drejtim të tyre për vrasje me paramendim.


Tre personat nga Patosi akuzohen për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Patos në 3 prill të 15 viteve më parë ku mbetën të vrarë Drita dhe Ermal Rapollari. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2012, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori