Arrest me burg për masakruesin e 24-vjeçares
Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg" për vrasësin e 24-vjeçares Fatjona Sula. Trupi gjykues e ka shpallur fajtor 27-vjeçarin Çelnik Meliqi i cili ka masakruar me gurë nënën e dy fëmijëve.


Pas ndalimit nga policia, 27-vjeçari pranoi autorësinë e krimit duke theksuar se e kishte vrarë 24-vjeçaren për motiv e xhelozie.

24-vjeçarja Fatjona Sula, u gjet e masakruar, gjysëm e zhveshur, poshtë një ure, të mërkurën e 12 shtatorit në Qafë Thanë, të Pogradecit.

Viktima u vu re nga një bari, i cili më pas njoftoi edhe policinë. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori