"Arrest me burg" burrit që masakroi gruan me thikë
Update-Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Shpëtim Goxhaj, i cili masakroi 7 herë me thikë gruan në sy të fëmijës 11 vjeç.

Ai është rrëfyer para uniformave blu se e gjitha ka nisur pas një debati për shkak të xhelozisë së tij ndaj së shoqes, pasi kishte dyshime se ajo e tradhetonte.

Sipas dëshmisë së dhënë nga 55 vjeçari, ai nuk kishte pasur qëllim ta vriste gruan, por ishte nervozuar dhe nuk e kishte kontrolluar dot veten, pasi ajo e kishte qëlluar e para. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2016, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori