Arrest me burg 2 zyrtarëve të Ministrisë së Punës
Pëlqej
Gjykata e Tiranës, lë në fuqi vendimet e dhënë në mungesë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Punës duke i caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës Murat Mehmeti dhe përgjegjësi i Sektorit të Financave Besnik Dema dolën para gjykatës me akuzën korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Murat Mehmeti nuk pranoi të flasë, ndërkohë avokati kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, që u kundërshtua nga prokurori.

Ndërsa Besnik Dema, kërkoi të lirohet duke pretenduar se procedurat e tenderit janë në zbatim të ligjit dhe rregullores.

Sipas prokurorisë, zyrtarët e Ministrisë së Punës akuzohen për "falsifikim të dokumenteve" pasi kanë paracaktuar një tender prej 20 milionë lekë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori