Arratisje spektakolare, shqiptari hidhet nga kati i katërt i gjykatës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Një shqiptar ka bërë një arratisje spektakolare nga ambientet e Gjykatës së Pireut. Sipas mediave greke, shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur iu ka ikur dy policëve që e ruanin dhe nga dritarja ka hipur në taracën e Gjykatës.

Më pas ai është hedhur nga kati i katërt i godinës duke i shpëtuar policisë e cila është vënë në kërkim të tij. Ai do dilte sot para togave të zeza, pasi kishte shkelur lirimin me kusht që ishte vendosur në një gjykim të mëparshëm. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2014, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori