Korçë, gjykata vendos burg pa afat për Admir Tafilin
Update- Admir Tafili pranoi sot se kishte realizuar planin për arratisjen e të burgosurve të burgut të Drenovës. Gjatë seancës Tafili u shpreh se këtë gjë ai e kishte bërë pasi kishte pasur një gjykim të padrejtë.

Ndërkohë që gjykata e cilesoi Tafilin si një person me rrezikshmëri të lartë. Në fund të seancës gjykata vendosi masën e sigurisë burg pa afat për të dënuarin me burgim të përjetshëm.

16:35- Gjykata Korçës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre bashkëpunëtorët e të arratisurve të burgut të Drenovës, Olsion Maçi, Albi Meçini dhe Ervis Lami. Këtë masë sigurie mori edhe i dënuari Artur Gora.

Gjykata pritet të vendosë masën e sigurisë edhe për Admir Tafilin dhe 2 të arratisurit e tjerë, Gëzim Guri dhe Fran Marashi. Të arratisurit kanë mbërritur në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie, të lidhur nga duart dhe këmbët me zinxhirë. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2013, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori