Arratisja e Madhe, sa persona lanë pasaportën shqiptare vetëm në janar
Ritmet e larta të emigracionit të vendit po tkurrin ndjeshëm numrin e popullsisë krahas numrit gjithnjë edhe më të vogël të lindjeve.

Albeu.com mëson nga burime zyrtare se vetëm në muajin janar kanë lënë shtetësinë e Shqipërisë plot 117 persona, të cilët kanë marrë shtetësi të vendeve të ndryshme, kryesisht të shteteve të Bashkimit Europian.

Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë nëse marrim në konsideratë faktin se bëhet fjalë vetëm për një muaj.

Gjatë janarit, Presidenti Ilir Meta ka firmosur katër dekrete për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare.

Ndërkohë, gjatë të njëjtës periudhë, janë bërë shqiptarë, duke marrë shtetësinë e vendit tonë 33 persona. Këta, janë kryesisht persona që janë martuar me shqiptarë, biznesmenë ose të tjera që punojnë dhe jetojnë prej vitesh në Shqipëri. /albeu.com/

Shtuar më 05/02/2019, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori