Arratiset shqiptari i arrestuari për vjedhje, policia e kap duke...fjetur në makinë
Foto ilustruese
Një shqiptar është arratisur pas arrestimit nga policia. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte arrestuar nga policia italiane në Pistoja, Itali për vjedhje.

Gjykata Italiane kishte vendosur që ai të qëndronte në “arrest shtëpie”, ndërsa kontrollohej nga policia. Mirëpo, mesditën e djeshme ai nuk është gjetur në banesë.

Pas arratisjes ai kishte shkuar dhe vjedhur një makinë “Benz”. Më pas i lodhur, ai kishte vendosur që të pushonte pak, e për këtë kishte parkuar makinën në anë të rrugës.

Pas kësaj, ja kishte futur gjumit. Duke bërë kontrolle policia rrugore kishte parë makinën.

Nga një verifikim i shpejtë, ishte parë se mjeti ishte i vjedhur. Menjëherë ka ndërhyrë policia duke e kapur shqiptari në gjumë. Tani ai përveç akuzës së “arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit”, është vënë edhe nën akuzën e “vjedhje”. /Albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori