Pogba i dëmtuar, Juventus hedh sytë nga Roma

Dëmtimi i Pogba ka hidhëruar klubin e Juventusit, pasi francezi u rikthye duke shaktuar zhurmë të madhe dhe lumturi te tifozët.

Kampioni i Botës me Francën pësoi një dëmtim në gju dhe pritet të mungojë gjatë. Kështu, Juventus është hedhur në lëvizje për të gjetur një zëvendësues për të.

Emri i piketuar është Jordan Veretout i Romës. Ish-lojtari i Fiorentinës është në fakt pranë një transferimi te Marseille për rreth 12 milionë euro, por me futjen në tratativa nga Juventus, diçka mund të ndryshojë për destinacionin e Veretout./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.07.2022 21:40