Një tjetër "tradhtar" nga radhët e Kryemadhit, kush e pranoi mandatin
"Arratisen" nga Shqipëria 134 mijë nxënës dhe studentë në 4 vitet e fundit
Plakja e popullsisë dhe emigracioni ka sjellë rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018.

Numri i të regjistruarve në shkolla dhe universitete, sipas InstitutitStatistikave ishte 650 mijë. Rreth 134 mijë më pak se katër vite më parë.

Rënie vihet re në të gjitha ciklet e studimit, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë, me 44 mijë ne pak, më pas në ciklin e mesëm 32 mijë, po kaq edhe në ciklin e lartë të arsimit bazë.

Rreth 3.8 % më pak, sipas InstitutitStatistikave, është numrin i te regjistruarve këtë vit akademik në shkolla dhe universitete krahasuar edhe me vitin 2016-2017.

Në arsimin parauniversitar rënia përllogaritet me 2.9 %, ndërsa në atë të lartë ajo është më ndjeshme me 7.3%.

Ndërkohë nxënësit apo studentët e regjistruar në një nivel të caktuar arsimi, sipas InstitutitStatistikave, përbejnë 82.8% të popullsisë në moshë shkollore në vend.
Shtuar më 03/08/2018, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori