ARMO sqaron situatën për zjarrin në rafinerinë e naftës në Ballsh
Lidhur me zjarrin e rënë në rafinerinë e naftës në Ballsh ka reaguar sot shoqëria ARMO.

ARMO bën me dije se pasditen e djeshme, rreth orës 17:00, në ambientet e rafinerisë së Ballshit ka ndodhur një avari në impiantin e koksit, në një pompë të këtij impanti i cili ka shkaktuar një vatër zjarri.

Ndërhyrja e repartit zjarrfikës për shuarjen e zjarrit ka qënë e menjëhershme, duke siguruar mbrojtjen e jetëve të punonjësve, të komunitetit përreth si dhe të objekteve të rafinerisë.

I njëjti burim shton se i kushtohet një rëndësi e veçantë sigurisë në punë, ndërsa janë implementuar protokollet përkatëse operacionale të tilla, që krijojnë kushte të sigurta pune për punonjësit e rafinerisë.

Kompania siguron se situata është tërësisht nën kontroll dhe i gjithë grupi administrativ, teknik dhe operacional i shoqërisë ARMO po punon për vazhdimësinë e punës normale në këtë rafineri. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori