Armina Mevlani shpërthen ndaj gazetares: Shihemi në gjyq! (FOTO LAJM)

Armina Mevlani nuk mban më! Me anë të një statusi në Facebook ka akuzuar rëndë një gazetë të përditshme në vend se sipas saj i ka shtërmbëruar pyetjet dhe përgjigjet.

Fashionista ka reaguar nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook dhe është shumë e vendosur kur thotë se çështja do shkojë në gjykatë.

"Është e turpshme sesi një media e mirënjohur tjetërson pyetjet e veta dhe përgjigjet e mia!” shkruan partnerja e Shkëlzen Berishës.

“Puna ime është lidhur me rrjetet sociale dhe përfitimet që unë kam pasur jashtë vendit në udhëtime kanë qenë marrëdhënie të publikuara me vetë hotelet në këmbim të postimit të fotove.

Udhëtimet dhe fotot që unë postoj janë pjesë e punës dhe angazhimeve profesionale në reklamimin e brandeve të njohura të veshjeve, restoranteve, hotelerisë dhe shërbimeve të tjera në rrjetet e mia sociale.

Pavarësisht fshirjes së pyetjes së tjetërsuar orët e fundit në versionin online arsyet e vërteta të shtimit të fjalëve gazetarja do ketë mundësi t'i sqarojë në gjykatë.”

Siç shkruan Armina pyetja dhe përgjigja e tjetërsuar janë fshirë në versionin online, por veprimi joprofesional i gazetares do të ndëshkohet duke marrë masa ligjore.

Armina mund t’i referohet pyetjes lidhur me postimin e fotove gjatë pushimeve, ku sipas intervistës së publikuar, Mevlani shprehej: “Po normal që do t’i postoj, nuk ka lidhje fare çfarë thonë të tjerët. Nuk ndikohem fare,” deklaratë kjo që tashmë është fshirë nga intervista. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori