Ky ushqim të shpëton jetën, por 90% e njerëzve nuk e hanë mjaftueshëm

Ka një superushqim që ju zgjat jetën. Bëhet fjalë për fibrat.

Fibrat zvogëlojnë sulmet në zemër, përmirësojnë sëmundjet kronike si diabeti i tipit 2, ndihmojnë në ruajtjen e peshës, presionit të gjakut dhe kolesterolit etj.

Fibrat nuk janë ushqimi më i shijshëm në botë, por studimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore janë të mëdha.

Hulumtuesit tregojnë se trupi i njeriut ka nevojë për 25 gram fibra në ditë, por sasia e duhur për të përmirësuar shëndetin është 30 gram. Shumica e njerëzve në botë nuk marrin sasinë e mjaftueshme.

Sipas të dhënave shkencore, mesatarisht femrat konsumojnë 17 gram, ndërsa meshkujt 21 gram, në ditë.

Fibrat i merrni nëpërmjet frutave dhe perimeve, në bukë, makarona, fasule, thjerrëza, arra apo fara. Që të merrni 30 gram fibra në ditë është e vështirë, pasi sasia e tyre në ushqim është shumë e vogël.

Disa sugjerime dhe këshilla për ju sesi mund t’i gatuani

Për shembull, ju mund të gatuani patatet me lëkurë, mund të zëvendësoni shumë ushqime të tjera me fasule, thjerrëza, qull, fruta etj.

Një studim i botuar në revistën mjekësore Lancet, ka vërtetuar që konsumimi i fibrave në sasinë e rekomanduar, mund të parandalonte 13 vdekje dhe 6 raste të sëmundjeve të zemrës.

Sa më shumë fibra të hani, aq më mirë për shëndetin tuaj.

Çfarë i bëjnë fibrat trupit?

Fibra është një ushqim që të ngop dhe ndikon në mënyrën sesi yndyra absorbohet në zorrën e hollë, e pastaj kalojnë në zorrën e trashë.

Zorra e trashë është vendi ku qëndrojnë miliona baktere, të cilat ushqehen me fibra.

Bakteret fermentohen me to dhe ndodh absorbimi i acideve yndyrore. Pra, fibrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e mirë.


Shtuar 24.03.2023 15:59