Armina Mevlani dorëzohet: Ja përse nuk jam martuar ende me Shkëlzenin (FOTO & VIDEO)
Lidhja e blogeres dhe modeles Armina Mevlani me djalin e ish-kryeministri Berisha, Shkëlzenit, është padyshim një ndër temat më të “embla” të showbizit.

Të hapur ndaj mediave dhe gjithë kritikëve, çifti shfaqet gjithmonë e më shumë i kompletuar.

Por kur do kemi një martesë? Kjo pyetje i është bërë shumë here Arminës dhe ajo si gjithmonë është shprehur e gatshme por…

“E vetmja gjë që neve na ka ndaluar të vazhdojmë me këtë hap, kanë qenë angazghimet. Sepse ne duam që të jetë diçka shumë speciale dhe për shkak të angazhimeve, unë edhe Shkëlzeni kemi menduar që kjo duhet të vijë në një moment kur gjërat të jenë të qeta dhe ne të jemi të qëtë për t’i organizuar gjërat ashtu siç kemi ëndërruar gjithmonë.”- u shpreh Mevlani.

Përsa i përket idesë së të paturiot një fëmijë para martese, ajo thoë: “E di që shumë persona e bëjnë këtë, por unë gjithmonë kam ëndërruar gjithçka me hapat e veta: fejesë, martesë, fëmijë. Nëse kjo do të ndodhë përpara se ne të jemi kurorëzuar, sigurisht nuk do ta kem problem. Si të jetë e shkruar, nëse do të vijë, do të jetë i mirëpritur.”/albeu.com/

Armina Mevlani dorëzohet: Ja përse nuk jam martuar ende me Shkëlzenin

Shtuar më 12/02/2017, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori