Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në afërsi të bypass-it të Shkodrës.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të një banese në lagjen Guerrile, teksa nuk raportohet për të plagosur.

Nuk dihen ende detajet e ngjarjes, teksa pritet reagimi zyrtar i policisë.

 


Shtuar 28.03.2023 21:35