Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Armët kimike, AK: Të mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
Teksa debati për asgjësimin e mundshëm të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri është ndezur, Aleanca Kuq e Zi i kërkon Presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, me qëllim transparencën e plotë. Sipas Aleancës Kuq e Zi, lejimi i shkatërrimit të armëve kimike bie ndesh me luftën që dikur PS bëri kundër importimit të mbetjeve në vendin tonë.

"Kjo qeveri ka vendosur të hesht për dy çështje që u krenua në ditën e parë, importin e plehrave dhe gardhin e kryeministrisë. Me heshtjen e tij kryeministri Rama po tregon frikë nga populli i tij por edhe nga partnerët ndërkombëtar. Kryeministri Rama hoqi disa gardhe telash por ka ngritur barriera dhe gardhe me popullin të cilin e injoron në vendimmarrjet më të rëndësishme ku preket jeta e gjithë popullsisë", thuhet në deklaratën e AK-së.

"Aleanca Kuq e Zi duke vlerësuar se kryeministri është bërë banor i kafazit qeveritar me heshtjen dhe izolimin e tij, i drejtohet zyrtarisht Presidentit të Republikës që të thërres urgjent Këshillin e Sigurimit Kombëtar ku bëjnë pjesë edhe Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes, Kryetari Shërbimit informativ dhe gjithë autoritetet e tjera të shtetit. Presidenti i Republikës të ftojë në këtë Këshill të gjitha palët që janë pro ose kundër importit të armëve kimike nga faktori ndërkombëtar, diplomatik, politik, shoqëria civile dhe të tjerë. Aleanca Kuq e Zi vlerëson se kjo është mënyra e vetme institucionale për të marrë një vendim serioz, transparent në interes të publikut por edhe në konsultë dhe dialog me partnerët tanë ndërkombëtar. Vetëm Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të garantojë dhe ruaj interesat e shtetit, popullit por edhe diskrecionin profesional në raport me aleatët tanë ushtarak. Ndërkohë vetëm një seance dëgjimore publike e Këshillit Sigurisë Kombëtare do të detyronte kryeministrin që të thyejë heshtjen", përfundon deklarata. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2013, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori